11:17 / 25.03.2021
Edhe Dresevic mungon kundër Suedisë
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresevic bëri një paraqitje fantastike në fitoren e ‘Dardanëve’ 4-0 ndaj Lituanisë.
Dresevic zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij në fitoren 4-0 ndaj Lituanisë.
Përpos vlerësimit të lartë që pati për lojën, Kosova mbajti edhe portën e paprekur.
Mirëpo, tani lajme të këqija vijnë në kampin “Fadil Vokrri”, pasi Dreseciv dhe Rrahmani do të mungojnë për sfidën ndaj Suedisë, transmeton lajmi.
Ibrahim Dresevic do të mungoj ndaj Suedisë për shkak të suspendimit, nga kartoni i kuq që kishte marrë në ‘Nations League’ kundër Moldovës.
Kartonët e marrë në UEFA Nations League dhe në ndeshjet kualifikuese në EURO 21, llogariten edhe në para-kualifikimet për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.























