Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë është, Muhamet Arifi, drejtor i “Balkan Sunflowers Kosova”.

Ai do të flas për projektin, Rritja e ndërgjegjësimit dhe imunizimi i  fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

Kurse, Elmaze Nura, regjisore, do të flas për premierën e shfaqjes, Gratë në Parlament.

Krenare Salihu, menaxhere e projektit në WWF Adria në Kosovë, flet për iniciativën, Ora për Planetin Tokë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme