Gwyneth Paltrow: Çfarë më ndodhi kur fitova Oscar
Aktorja 48-vjeçare Gwyneth Paltrow kaloi një periudhë të vështirë emocionale pa marrjes së çmimit OSCAR
Një prej fituesve të Oscar, Gwyneth Paltrow ka treguar së fundmi sfidat e veta.
Aktorja 48-vjeçare në një intervistë me Anna Faris dhe kujtoi përvojën e të qenit i nominuar për aktoren më të mirë për ‘Shakespeare in Love’ dhe marrjen në shtëpi të çmimit.
Paltrow ka zbuluar se ndjekësit e saj ishin shumë mbështetës, por kur u kthye në shtëpinë e saj ndjente një vëmendje shumë të madhe nga të gjithë, situatë e cila e kompleksoi.
“Mbaj mend që po qëndroja me prindërit e mi në shtëpinë e tyre në Santa Monica dhe thjesht u fsheha për tre javë më pas. Ishte kaq intensive. Ishte koha më e çuditshme, më surrealiste. Ke një lloj sikleti kur nominohesh për Oscar, mendon me vete: Jam unë kaq e mirë? Nuk ka mundësi”, u shpreh aktorja.
Ajo përfundoi duke thënë se pasi fitoi çmimin u fsheh për 3 javë në shtëpinë e prindërve sepse emocionet dhe ngarkesa ishte shumë e madhe për të saqë nuk mund t’i përballonte.























