13:06 / 25.03.2021
Kryetari i LDK-së takohet me ambasadorin italian
Abdixhiku dhe Orlando premtojnë bashkëpunim.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me nënkryetarin Gazmend Muhaxheri kanë pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadorin italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së përballë proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova.























