​Kurti takohet me Osmanin
BKT
Lajme

​Kurti takohet me Osmanin

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria, Osmanit i janë referuar si “president në ardhje”.

Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.

Kryeministri Kurti e falënderoi Osmanin dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë.

 

 

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme