15:59 / 25.03.2021
Spiropali, takim me banorët në Zall-Mner
Koordinatorja e PS-së për Tiranën, Elisa Spiropali, ka zhvilluar sot një takim me banorët në Zall-Mner.
Lajmi bëhet i ditur nga Spiropali e cila shprehet se bashkëbisedoi me kryefamiljarë, burra, gra dhe vajza mbi punët e mira, investimet dhe projektet tona të reja në vazhdim për zonën.
“Me këto investime të rëndësishme në këtë zonë, ka marrë fund jetesa e fëmijëve tanë mes pisllëkut dhe sëmundjeve” – thanë banorët e kësaj zone.
Nga ana e saj, Spiropali thekson se janë investuar 3.9 kilometër kanalizim me standarde bashkëkohore. “Ndërtuam rrjetin e ujësjellësit dhe rikonstruksionin e depos së Zall-Mnerit, investim që nuk ishte kryer prej 30 vjetësh”, tha Spiropali. /atsh























