Shqipëria merr tri pikë në Andorra
BKT
Sport

Shqipëria merr tri pikë në Andorra

Në një ndeshje ku kanë munguar aksionet e bukura nga të dyja anët Shqipëria ia ka dalë të marrë pikë të plota nga Andorra.

Shqipëria fitoi minimalisht 1-0. 

Ka qenë Ermir Lenjani ai që e ka kaluar Kombëtaren shqiptare në epërsi në minutën e 40-të dhe i tillë rezultati ka mbetur deri në fund.

Ky ishte goli i katërt i Lenjanit për Shqipërinë.

Posedimi i topit ka qenë 70 përqind në favor të shqiptarëve.

Gjithsejt referi dha tetë kartonë të verdhë, çka pesë prej tyre për Shqipërinë e tre për Andorrën.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e luan ndaj Anglisë.