09:04 / 26.03.2021
14 vjet nga dorëzimi i raportit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit
Në raportin e ish-presidentit finlandez kërkohej pavarësia e Kosovës.
Sot bëhen 14 vjet qëkur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.
Derisa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhet e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtojnë planin.
Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos.
Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Europian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën.























