12:43 / 26.03.2021
Hiqet masa e sigurimit “pezullim nga detyra” për Artan Shkëmbin
Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” Artan Shkëmbit, ish-zv.drejtorit të OFL-së.
Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6-mujor. Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”, njofton A2news.
Tri javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”.























