Zeneli: Ndaj Suedisë të vazhdojmë me vetëbesimin sikur ndaj Lituanisë
BKT
Sport

Zeneli: Ndaj Suedisë të vazhdojmë me vetëbesimin sikur ndaj Lituanisë

Arbër Zeneli konsideron se ndaj Suedisë duhet vazhduar me vetëbesimin që Kosova e shfaqi në ndeshjen me Lituaninë.

Futbollisti kosovar ka folur një ditë para ndeshjes me Suedinë, e cila u përket kualifikimeve për Botërorin 2022.   

“Kundër Lituanisë kemi luajtur bashkë dhe mirë. Tash kundër Suedisë duhet vazhduar me këtë vetëbesim dhe duhet luajtur si ekip…. Suedia është ekip i fortë, ndërsa tash është edhe Ibrahimovic. Duhet të presim një ndeshje shumë të forte”, ka thënë Zeneli.

Ai ka folur edhe për faktin se si e përjeton këtë ndeshje në rrafshin personal, duke e ditur që më herët ka qenë pjesë e Suedisë.

“Është një ndeshje e veçantë për mua, sepse kam luajtur për Suedinë, dhe më kanë ndihmuar të bëhem futbollist. Mirëpo tash unë mendoj për vete. Ne shkojmë vetëm për tri pike”, ka thënë Zeneli.