Partitë e Luginës reagojnë ndaj dy artikujve në rtklive
Në Komunën e Preshevës, nesër mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, janë rreth 42 mijë qytetarë me të drejtë vote që do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të preferuar nga shtatë lista konkurruese në këto zgjedhje edhe atë në 38 vendvotime.
Heshtja parazgjedhore në Preshevë, ka nis nga minutat e parë të ditës së premte, deri më sot ajo është respektuar kanë thënë në Komisionin Komunal Zgjedhorë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, ndaj ty shkrimeve të publikuara në ueb portalin e Radio Televizionit të Kosovës, (“PRESHEVË, KOMUNA ME GJYSËM MILIONI EURO KRIJOI 36 BIZNESE TË REJA” dhe shkrimi tjetër “PRESHEVA VOTON NESËR, APN-JA PRITET TË FITOJË SËRISH” ) kanë reaguar përfaqësuesit e listave shqiptare që vijnë nga radhët e opozitës së deri tashme në Preshevë, PVD, PDSH, UDSH , LR dhe AD e që garojnë në këto zgjedhje lokale, me pretendimin se po thyhet heshtja parazgjedhore.
Sipas tyre këta dy shkrime tashmë të publikuara në ueb faqen zyrtare të RTK –së, pasqyrojnë ndikimin e kryetarit të Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi në këtë medium, përkundër akuzave që ai ditë më parë kishte adresuar ndaj po këtij mediumi e për të cilin publikisht thoshte se e bojkoton.
Zgjedhjet janë demokratike vetëm atëherë kur ato i përcakton elektori me vullnetin dhe bindjen e tij personale e kurrsesi përmes thyerjes së heshtjes sidomos nga një medium i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm, siç është Radio televizioni i Kosovës, thuhet në reagimin e përfaqësuesve të partive politike shqiptare që marrin pjesë në zgjedhjet jashtëzakonshme lokale të 28 marsit.























