20:11 / 28.03.2021
Morina: Kosova nuk ka luks për lojë ofanzive ndaj Suedisë
Trajneri i futbollit, Arbënor Morina ka thënë se Kosova nuk ka luks për lojë ofanzive ndaj Suedisë.
Ai ka qenë i ftuar në studio për të komentuar rreth ndeshjes së parë të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
“Në një lojë me Suedinë nuk guxojmë ta kemi luksin për të qenë të prirë për lojë ofanzive. Kosova mund t’i kundërvihet Suedisë me lojë kolektive”, ka thënë Morina.
“Sonte do të jetë nata e së vërtetës. Përpara do ta kemi një Suedi të kompletuar. Mungesat ton ana shtyjnë të mendojmë se si do të vendosemi në linjën e fundit. Mesfusha donte do ta ketë një punë të madhe”.























