Kurti: Kosova luajti më mirë sesa rezultati që pësoi
BKT
Sport

Kurti: Kosova luajti më mirë sesa rezultati që pësoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova luajti më mirë sesa rezultati që pësoi.

Ai ka komentuar ndeshjen me Suedinë, që Kosova e humbi 3-0. 

“Pa lojtarin e saj kryesor, tifozët në tribuna, Kosova sonte luajti shumë më mirë sesa rezultati që pësoi me Suedinë. Kjo na jep shpresë për ndeshjet e ardhshme teksa jemi veçse në fillim të kualifikimeve për ‘Botërorin 2022’”, ka shkruar Kurti në Instagram.