Jason Derulo në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën Jena Frumes
BKT
Magazina

Jason Derulo në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën Jena Frumes

Jason Derulo do të bëhet baba.

Jason Derulo dhe Jena Frumes filluan lidhjen e tyre pak para se COVID-19 të shfaqej.

Jena Frumes njoftoi sot se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

“Mami dhe babi”, modelja shkroi në mbishkrimin e fotografisë.

“Nuk mund të isha më i lumtur për këtë kapitull të ri në jetën tonë”, shkroi Jason në Instagram, së bashku me një video të njoftimit.

Çifti i njohur tashmë për rrjetet sociale shpesh filmojnë video së bashku me TikTok dhe marrin miliona klikime.


MË SHUME NGA Magazina