09:30 / 29.03.2021
Kylie Jenner heq filtrat e Instagramit dhe ja si duket fytyra e saj
Blogerja e njohur njihet për dukjen e saj e cila pothuajse çdoherë shfaqet me filtra të rrjeteve sociale.
Megjithatë me dukjen e fundit, Kylie ka xhiruar fytyrën e saj duke u shfaqur pa filtra vetëm me makijazh.
Natyrisht se me përdorimin e efekteve të ndryshme, 23 vjeçarja duket më ndryshe dhe më bukur ndërsa në videon e fundit që ka ndarë me 223 mijë ndjekësit e saj lëkura nuk duket e njëjta.
“Nganjëherë duhet thjesht ta largoni filtrin”, ka shkruar Jenner në mbishkrimin e videos.
Ndryshe, Kylie Jenner së fundi mori vëmendje me paraqitjet në publik derisa takohej me miqtë e saj.
Theksojmë se, veshja e blogerës së njohur ishte për çdo lëvdate e cila tregoi stilin e pakrahasueshëm.























