Meta për Fino: "Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!"
Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për vdekjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se humbja e Finos i ka tronditur të gjithë këtë mëngjes.
Kreu i shtetit shqiptar shprehet se Fino ishte një politikan i moderuar e kryeministër i Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor.
“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!”























