Oksfordit mund ta vendosë Dua Lipën në vend të Mozartit për t’u studiuar
BKT
Magazina

Oksfordit mund ta vendosë Dua Lipën në vend të Mozartit për t’u studiuar

Akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe kanë propozuar që të zëvendësohen kurrikulat në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike.

Sipas The Telegraph, një nga emrat e përmendur për t’u studiuar është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, më saktësisht thyerja e rekordit të saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik siç janë Mozarti e Bethoveni.

Profesorët thanë se repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e skllavërisë”.

Ndërkohë dokumentet e siguruara nga mediumi britanik zbulojnë se anëtarët e fakultetit, të cilët vendosin për kurse që formojnë gradën e muzikës, kanë propozuar reforma për të adresuar këtë “hegjemoni të të bardhëve”. 


MË SHUME NGA Magazina