Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e padisë së parë  me zgjedhjet e 25 prillit
BKT
Shqipëri

Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e padisë së parë  me zgjedhjet e 25 prillit

Kolegji Zgjedhor nisi shqyrtimin e padisë së parë që lidhet me zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim.

Eridian Salianji, përfaqësues i PS tha se i kandidatëve sjell problematika në hartimin e fletës se votimit: Numri i lartë i  PD, paraqiti listë me 222 kandidatë. Komisioneri shtetëror për zgjedhjet vendosi të miratoje listat e PD, jo me numrin 222 por me numrin që parashikon Kodi Zgjedhor.

Vendimi u ankimua nga PD në KAS. KAS e pranoi kërkesën. Ne e kundërshtojmë këtë vendim. Numri i lartë i kandidatëve sjell problematika në hartimin e fletës se votimit. 

 KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor. Cënohet parimi i listave të hapura. Kjo për shkak se lista pa numër fiks do sillte vështirësi në llogaritjen e herësit.

“Në Kukës psh, PD ka garuar 9 kandidatë. Këtu s’mund të ketë votë parapëlqyese, arsyeton Salianji. Kjo mund të jetë taktike elektorale. Por kjo cënon parimin e listës se hapur sipas tij. Interesi ynë është tek gara. Kandidimi i më shumë kandidatëve prish sistemin“, tha ai më tej.

Kujtojmë se KAS i dha të drejtë Partisë Demokratike për t’i pranuar 222 kandidatët, ndryshe nga vendimi i KQZ që parashikonte që të hiqeshin nga lista 78 kandidatë, për tejkalim numri.


MË SHUME NGA Shqipëri