Dalin në treg "Patikat e Djallit" nga këngëtari Lil Nas X
BKT
Magazina

Dalin në treg "Patikat e Djallit" nga këngëtari Lil Nas X

Në secilën palë të patikave “666” ka 60 cm kub ngjyrë të kuqe dhe “një pikë” gjak njeriu.

Këngëtari amerikan Lil Nas X ka lansuar në treg “patikat e djallit”, në të cilat është vendosur gjak njeriu, por edhe dekoruar me simbole si kryqi i përmbysur dhe pentagrami i djallit.

Patikat janë bërë nga një bashkëpunim mes këngëtarit dhe kompanisë amerikane artistike MSCHF, duke përdorur patikat Nike Air Max 97. Por, kompania e prodhimit të veshjeve sportive është distancuar nga dizajni, që ka shkaktuar shumë reagime mes grupeve konservatore.

Në secilën palë të patikave, të pagëzuar “666”, ka 60 centimetra kub ngjyrë të kuqe dhe “një pikë” gjak njeriu, sipas MSCHF. Çmimi i këpucëve sportive është vendosur 1018 dollarë, si referencë e vargjeve 10:18 në ungjillin sipas Lukës, ku thuhet: “Pashë djallin të bjerë nga qielli si një rruge”. Një zëdhënës i MSCHF tha se gjaku ishte i pjesëtarëve të kompanisë.

 


MË SHUME NGA Magazina