Glauk Konjufca pret në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze
BKT
Lajme

Glauk Konjufca pret në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze

"Në takim është diskutuar për situatën e gjithëmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në menaxhimin e pandemisë".

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze.

Ambasadori Benscze ka përgëzuar Konjufcën për detyrën e re, njofton Klan Kosova.

Të dy palët kanë shfaqur shpresën se ky proces do të përmbyllet suksesshëm me zgjedhjen e presidentes së re të vendit.

“Kryetari Konjufca ka falënderuar Hungarinë për ndihmën që ia ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, duke përmendur kontributin e saj edhe para vitit 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e mbështetjes së mëtejme”.

“Në takim është diskutuar për situatën e gjithëmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në menaxhimin e pandemisë”.

“Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndër-parlamentar dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve”.


MË SHUME NGA Lajme