Rebel Wilson ndan sfidën më të madhe pasi humbi 27 kilogramë
BKT
Magazina

Rebel Wilson ndan sfidën më të madhe pasi humbi 27 kilogramë

Rebel Wilson tregoi se ka shumë sfida pasi ka humbur peshë.

Aktorja 41-vjeçare Australiane u shfaq të hënën në “Good Morning America” ku diskutoi për udhëtimin e saj të suksesshëm në humbjen e peshës dhe betejat me të cilat ajo ende përballet, shkruan ET.

“Tani sfida është ta mbajmë atë. Unë kurrë nuk kam arritur me sukses në jetën time me humbje peshe”, tha Wilson për ruajtjen e humbjes së peshës së saj. “Unë kam humbur pak peshë këtu dhe atje, por nuk e mbaja kurrë larg”, transmeton lajmi.net.

Wilson shtoi se “ngrënia emocionale” është diçka me të cilën ajo ende lufton, duke thënë. Pavarësisht nga këto sfida, Wilson është përqendruar në gjërat pozitive të rrugëtimit të saj.

“Po më pëlqen kjo dhe jam me të vërtetë krenare për veten time që kam qenë në gjendje në një vit kaq të vështirë të bëj një transformim e jetës,” ndau ajo.

Wilson arriti peshën e saj të dëshiruar me 75 kilogramë në nëntor, dhe tregoi haptazi për përvojën e saj të humbjes së peshës gjatë një Instagram Live muajin e kaluar.

Gjatë bisedës, ajo zbuloi se kishte ngrënë më pak se 1,500 kalori çdo ditë gjatë vitit 2020, kishte bërë palestër “si një kafshë” gjashtë ditë në javë dhe mbante një dietë të lartë me proteina.

“A do të thotë kjo që unë ushqehem shëndetshëm dhe pastër çdo ditë? Jo, larg saj,” tha ajo në atë kohë.

Unë nuk ha shumë mish, prandaj ishte e vështirë. Unë kryesisht po haja pemë dhe perime. Por tani unë me të vërtetë duhet të përqendrohem në të sepse trupi im thjesht përgjigjet mirë ndaj proteinave”.


MË SHUME NGA Magazina