Katie Price zbulon se është abuzuar seksualisht në moshën 7-vjeçare
Modelja e njohur britanike Katie Price ka zbuluar se ajo ishte përdhunuar në moshën shtatë vjeçare kur ishte në një park, duke thënë se kjo eksperiencë ka ndikuar gjithmonë negativisht në jetën e saj.
42-vjeçarja ka folur rreth përvojës pikëlluese për herë të parë ndërsa ka diskutuar edhe çështjet e saj të besimit për meshkujt. Në një bisedë shumë të sinqertë, Katie ka folur për podcast-in “Changes with Annie Macmanus”, ajo është shprehur se: “Gjëja që ka qenë gjithmonë e gabuar në jetën time janë burrat. Kjo ka ndodhur që në moshë të vogël. Unë u përdhunova si fëmijë. Shtatë vjeç. Kjo është në librin tim të parë. Isha në një park ”.
Mamaja e pesë fëmijëve, ka kujtuar se sulmi seksual i përjetuar në një moshë kaq të re e ka ndikuar shumë në zgjedhjet e saj të jetës. Megjithatë, ajo është shprehur se jeta e saj ka ndryshuar pas një periudhe të kaluar vitin e shkuar, e cila e ka ndihmuar atë të kuptojë traumat e ndryshme në jetën e saj.























