14:26 / 30.03.2021
PD-Ramës: Kryeministri ndihet i frikësuar nga shqiptarët
Pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj takimeve elektorale të Lulzimë Bashës, ka reaguar Partia Demokratike.
Në një postim, selia blu theksoi se kreu i qeverisë ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë, që, sipas tij, duan të sjellin ndryshimi
“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë. Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, shkruan PD./vp























