16:04 / 30.03.2021
Nis seanca ndaj Gucatit e Haradinajt
Ka nisur seanca e radhës paragjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Fillimisht, gjykatësi ua ka treguar palëve temat të cilat do të shqyrtohen në këtë seancë.
Një prokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, tha se nuk mund të ofrojnë materiale jorelevante për mbtojtjen e të akuzuarve..
“Ne nuk japim materiale jorelevante për mbrojtjen. Kjo është çështje për të cilën ne si Prokurori dhe mbrojtja kemi pikëpamje të ndryshme”, tha ai.
Ai tha se Prokuroria i ka përmbushur detyrimet, duke kundërshtuar parashtrimet e avokatëve të krerëve të OVL-së së UÇK-së.























