08:22 / 31.03.2021
KLP vendos sot për shkarkimin e prokurorit të Krujës, Bujar Memia
Këshilli i Lartë i Prokurorisë jep sot vendimin në lidhje me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Bujar Memia.
Sipas arsyetimit të ILD, Memia nuk bëri asnjë veprim për të kundërshtuar lirimin e padrejtë të Hekuran Billës nga burgu me vendim të gjyqtares Enkeleda Hoxha, njofton A2news.
ILD thekson se ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cenimin e prestigjit jo vetëm të gjykatës dhe humbjen e besimit ndaj tij, por dhe të prokurorisë, si përfaqësuese e interesit publik në gjykim, duke cenuar besimin e publikut te drejtësia.























