09:35 / 31.03.2021
Zaev letër urimi Kurtit: Do të sigurojmë progres të mëtejshëm
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Albin Kurti.
Në letrën e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, Zaev ka shprehur dëshirën për një takim sa më të shpejtë me Kurtin.
“Është kënaqësia ime e veçantë të shpreh urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’ju uroj suksese në kryerjen e këtij funksioni të përgjegjshëm”, thuhet në letër urim.























