Netflix zbulon datën e saktë të lansimit të pjesës së dytë të “Lucifer”
Netflix ka zbuluar se “Lucifer” do të rikthehet në maj me pjesën e dytë të sezonit të pestë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tyre personale, Twitter.
“Ne e dimë që më shumë episode janë ato që ju i dëshironi vërtet. Sezoni i pestë arrin në Netflix më 28 maj”, thuhet në njoftim.
Në sezonin e pestë, sekretet do të zbulohen, personazhet më të dashur do të vdesin dhe më në fund do të marrim një përgjigje për pyetjet, dëshirojnë apo jo?”.
Rachael Harris, DB Woodside, Lesley-Ann Brandt, Aimee Garcia, Tricia Helfer, Scarlett Estevez dhe Kevin Alejandro – janë sërish pjesë e kastit.

Lucifer ndërkohë është prodhuar nga WBTV në bashkëpunim me Jerry Bruckheimer.
Seriali gjithashtu është realizuar nga Jerry Bruckheimer, Jonathan Littman, Joe Henderson, Ildy Modrovich, Sheri Elwood dhe KristieAnne Reed.
























