09:50 / 31.03.2021
Rita shijon qëndrimin në Sidnej, mahnit me fustan të bardhë
Rita duket atraktive e veshur në të bardhë.
Rita Ora duket se është përshtatur me jetesën në Australi, ngase po qëndron për muaj të tërë atje.
Këngëtarja është angazhuar në talent-shoun “The Voice”, ndërsa nuk i ka ndalur bashkëpunimet me brende të njohura si dhe paraqitjet në intervista.
Artistja, së fundi ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, në të cilat u shfaq e veshur me fustan të bardhë.
Rita kishte lëshuar flokët në kraharor, ndërsa dukjen e kompletoi edhe me aksesorë të shumtë.
Kujtojmë se Rita Ora së fundi ka lansuar mini-albumin “Bang”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.























