Kendall Jenner largohet nga shtëpia pas incidenteve të frikshme
BKT
Magazina

Kendall Jenner largohet nga shtëpia pas incidenteve të frikshme

Kendall ka lëshuar shtëpinë, pas incidenteve që i ndodhën.

Kendall Jenner po e lë shtëpinë e saj në Beverly Hills pa paralajmërime që të kthehet, pasi një person e kërcënoi me vdekje dhe një tjetër u fut në shtëpi, shkruan TMZ.

Burime pranë Kendall thanë për TMZ se pas incidentit të fundit të frikshëm të dielën, ajo është zhvendosur nga shtëpia e saj sepse rreziku i mundshëm qëndron ende edhe pse ekipi i saj i armatosur i sigurisë është rritur.

Thuhet se ajo është zhvendosur në një vend të sigurt me siguri të armatosur dhe nuk ka në plan të kthehet në shtëpinë e saj.

Ende është e paqartë nëse ajo do të vendosë të shesë shtëpinë.

Kujtojmë  se një shkelës i pretenduar u paraqit në pronën e saj në 2 të mëngjesit të së dielës dhe u përpoq të hynte lakuriq në pishinën e saj.

Po ashtu, u vendos një urdhër ndalimi i përkohshëm për një tjetër djalë, i cili i tha policisë se kishte nv plan ta vriste atë dhe më pas veten. 


MË SHUME NGA Magazina