12:16 / 31.03.2021
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë: Kur të vijë radha jote, merre vaksinën!
Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë janë shprehur të lumtur me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.
Ambasada e SHBA-së u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kur t’u vijë radha.
“Të lumtur të shohim që vaksinimet po shkojnë mirë… kur të vijë radha jote, merre vaksinën!”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.
Kosova e ka pranuar të dielën kontigjentin e parë të vaksinave kundër koronavirusit nga programi COVAX. Kjo u bë me një ceremoni, në të cilën përpos kryeministrit, morën pjesë edhe krerët e institucioneve vendore shëndetësore.























