Berisha s`luan as ndaj Spanjës
BKT
Sport

Berisha s`luan as ndaj Spanjës

Valon Berisha pritet të mos jetë në fushë edhe ndaj Spanjës për shkak të lëndimit të mëparshëm.

Mungesën e tij e ka konfirmuar për mediat Muharrem Sahiti, drejtori sportiv i përfaqësueses së Kosovës.

Berisha, futbollist i Reims në Francë, kishte munguar edhe ndaj Suedisë. 

Berisha ka të zhvilluara njëzet e shtatë ndeshje me Kosovën, ku ka realizuar tri gola.