15:51 / 31.03.2021
Vetingu-KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Genc Qana
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Genc Qana, Prokuror pranë Prokurorisë së rrethit Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit, Genc Qana, Prokuror pranë Prokurorisë së rrethit Tiranë
Trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja; Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine pasi analizoi provat e faktet, vendosi shkarkimin nga detyra të Genc Qana, Prokuror pranë Prokurorisë së rrethit Tiranë.
Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ’90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020./atsh























