17:35 / 31.03.2021
Fanella të reja do të shohim përsëri në ndeshjen Spanjë – Kosovë
Spanja do të mirëpret Kosovën në “La Curtaja” me fillim nga ora 20:45, për ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2022.
Në dy ndeshjet e fundit që kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar, ajo është paraqitur dy herë me fanella të reja.
Në takimin e sotshëm, ‘Dardanët’ do paraqiten me fanellat e dyta (ato të bardha).
Fillimisht në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë vit, ndaj Lituanisë, Kosova u paraqit me fanella me ngjyrë të kaltër, ndërsa më pas edhe ato me ngjyrë të zezë ndaj Suedisë.























