Gjonbalaj: Një Spanjë që ka shumë cilësi, por...
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Spanjën në Sevilla, raporton RTKLive.com.
Spanja dhe ‘Dardanët’ do të luajnë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Skuadra pas disfatës kundër Suedisë, sonte ballafaqohet me njërën ndër kombëtaret më të forta në planet.
Edhe njohësi i futbollit, Malsor Gjonbalaj e mendon të vështirë sfidën me Spanjën, por ai beson së futbollistët e Kosovës, do të kenë paraqitje më të mirë sesa në duelin e kaluar kundër Suedisë.
“E kemi një kundërshtarë shumë të vështirë, është vështirë të luash kundër Spanjës. Edhe trajneri në këtë rast e ka problem për të gjetur formacionin e duhur, sepse është një Spanjë që ka shumë cilësi sidomos në aspektin individual”, ka thënë Gjonbalaj për RTK-n.
Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK. /RTKLive/























