Grantolli: Kosova sonte do të luajë shumë më mirë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Spanjën në Sevilla, raporton RTKLive.com.
Spanja dhe ‘Dardanët’ do të luajnë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Skuadra pas disfatës kundër Suedisë, sonte ballafaqohet me njërën ndër kombëtaret më të forta në planet.
Mision të vështirë përballjen e Kosovës me Spanjën e mendon edhe gazetari i RTK-së, Arlind Grantolli.
Megjithatë, Grantolli është i bindur se Kosova sonte do të luajë më mirë se në ndeshjen e kaluar.
“Kam bindje të thellë se sonte Kosova do të luajë shumë më mirë. Nëse e mbajmë Spanjën që të mos shënon gol deri në 30 minuta, atëherë kam bindjen se ne mund të bëjmë gjëra të mira në këtë ndeshje. Mendoj se nuk është ajo Spanja e dikurshme, kjo u pa në ndeshjet e fundit”, tha Grantolli.
Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK. /RTKLive/























