08:21 / 01.04.2021
Ariana Grande më e paguara në ‘The Voice’
Ariana Grande po korr suksese të mëdha.
27 vjeçarja njoftoi këtë të hënë se po bashkohet në “The Voice” si trajnere, transmeton Indeksonline.
![]()
Sipas Rob Shuter, ajo do të jetë trajnerja më e paguar ndonjëherë.
Burimet tregojnë se Ariana po merr një shumë të konsiderueshme parash. Ajo do të paguhet nga 20-25 milion dollar për shfaqjen, duke u vendosur në të njëjtën kategori me Katy Perry.
Kelly Clarkson u pagua me rreth 15 milion dollarë kur u bashkua ne “The Voice”.
John Legend dhe Blake Shelton marrin rreth 13 milion dollarë në sezon, që do të thotë se gratë në shfaqje po bëjnë më shumë.























