08:46 / 01.04.2021
Basha: Rama i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm
Kreu i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur Ramës për deklaratën e djeshme të tij ku i bëri thirrje sipërmarrësve të marrin punëtorë nga Bangladeshi, India e Afganistani.
Basha thotë se Rama pas 8 vitesh dështim në qeverisje i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm.
Sipas liderit të opozitës, Ramën nuk e shqetëson aspak largimi masiv i shqiptarëve./BW























