1 Prilli i përhershëm në mediat e Kremlinit
1 Prilli i njohur si Dita e Rrenës, redaksitë e mediave botërore përpiqen të mashtrojnë lexuesit me shkrimet e tyre të rreme, që ndonjëherë janë mjaft të suksesshme.
Në këtë ditë, lexuesit pyesin veten, "a është e vërtetë kjo?"
Në universin e dezinformimit të Kremlinit, çdo ditë është 1 Prill. Për më shumë se pesë vjet, ditë pas dite, javë pas jave, EUvsDisinfo ka zbuluar, dokumentuar dhe zbardhur përpjekjen e medieve ruse për të mashtruar lexuesit.
Përvjetori i kësaj dite përmban pretendime se, "BE-ja është gati të ndalojë Biblën" dhe se "BE-ja po ndalon fjalët 'nënë' dhe 'baba'". Këto lloj pretendimesh janë të zhanrit të 1 Prillit. Padyshim që pretendimet janë të rreme.
Përsëritja e një shaka të vjetër nuk e bën atë argëtuese, përsëritja e gënjeshtrave të vjetra nuk i bën ato të vërteta. Ky pretendim i përsëritur dokumentohet rreth 200 herë në bazën e të dhënave të dezinformimit.
https://twitter.com/RussianEmbassy/status/1374764221347590144

Përveç medieve, diplomacia ruse vazhdon të dezinformojë.
Në 22 vjetorin e bombardimeve të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) kundër ushtrisë serbe, diplomacia ruse kishte shpërndarë një lajm të rremë duke propaganduar se gruaja refugjate nga Kosova është viktimë serbe.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Ambasada ruse në Afrikë të Jugut kishte publikuar fotografinë e Sherife Lutës me fëmijën e saj në krahë, duke pretenduar se është viktimë serbe.
https://twitter.com/EmbassyofRussia/status/1374653660240695298

Po ashtu, Ambasada ruse në Britani të Madhe në këtë përvjetor kishte publikuar lajmin e rremë më pretendimin se, forcat ajrore të NATO-s kishin vrarë 2 mijë civilë.
Sistemi dezinformues pro-Kremlinit vepron sikur çdo ditë të ishte 1 Prill. Ne, lexuesit, duhet të pyesim veten, “A është e vërtetë kjo?".























