17:18 / 01.04.2021
Juventusi njofton se Bonucci ka rezultuar pozitiv me Covid-19
Mbrojtësi i Juventusit është kthyer nga detyra ndërkombëtare me Italinë dhe FIGC konfirmoi mbrëmë katër anëtarë të stafit të testuar pozitivisht me Coronavirus.
"Leonardo Bonucci, kur u kthye nga ekipi kombëtar italian, këtë mëngjes iu nënshtrua një testi molekular diagnostikues për Covid-19 i cili u doli pozitiv," thuhet në deklaratën zyrtare të “Zonjës së Vjetër”.
"Lojtari tashmë është vendosur në izolim në shtëpi."
Andrea Pirlo do të ketë mundësi të pakta në mbrojtje në derbin e Torinos të shtunën pasi Merih Demiral gjithashtu doli pozitiv për Covid ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Turqinë.























