OSBE zotohet se do ta mbështes Ministrinë e Punëve të Brendshme
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se ata do të vazhdojnë ta mbështesin Ministrinë e Punëve të Brendshme në prioritetet e saj si në sundimin e rendit dhe ligjit.
Ambasdori këto i tha gjatë një takimi që pati me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të enjten.
Në këtë takim Sveçla falënderoi Davenport dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritashëm në ndërtimin e institucioneve të sigurisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të saj.
Davenport uroi Sveçlën për postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe theksoi përkushtimin e tij në avancimin e bashkëpunimit të mirë të dy institucioneve, transmeton KK.























