Delegohen gjyqtarët e fundjavës, ja kush e ndan drejtësinë në kryederbi
Rikthehen emocionet e kampionatit elitar të futbollit kosovar, derisa tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve të cilët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së 27-të.
‘Bilbili’ për ta gjykuar ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës i është besuar Shpëtim Murtezit, gjyqtarit gjilanas, i cili ka drejtuar këtë edicion edhe shumë derbi të tjerë.
Murtezi do të jetë i shoqëruar nga Elvis Bicaj dhe Fatlum Jashari në krah, ndërkohë Selim Isufi do të jetë gjyqtarë i katërt.
Në një ndeshje tjetër interesante sikurse ajo ndërmjet Feronikelit dhe Llapit, drejtësinë do ta ndajnë treshja e FIFA-së, Genc Nuza si kryesor, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj si asistentë, ndërkohë Gramos Shala do jetë gjyqtarë i katërt.
Mësoni delegimet e plota për ndeshjet e kësaj jave:
























