22:18 / 01.04.2021
Bebe Rexha zbulon kopertinën e albumit të ri
Bebe po finalizon albumin e ri.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, muajt e fundit ka punuar me përkushtim për albumin e ri, shkruan lajmi.net.
Ajo tashmë e ka gati edhe kopertinën e albumit të ri, teksa publikoi një foto me banane në dorë, në vend të mikrofonit, në studio.
“Shumë e ngazëllyer të ndaj punën artistike për albumin tim të ardhshëm. Kemi punuar shumë në të, shpresoj ta pëlqeni, njoftimi së shpejti”, shkruan Bebe.

Këngëtarja, muajin e kaluar publikoi projektin muzikor me titull “Sacrifice”, në klipin e të cilit erdhi më ndryshe prej herave të tjera.
Kënga në fjalë po pritet shumë mirë dhe deri tani ka marrë mbi tetë milionë klikime në YouTube.























