City tërhiqet për Messin, kërkon Haalandin dhe Lukakun
BKT
Sport

City tërhiqet për Messin, kërkon Haalandin dhe Lukakun

Manchester City ka vendosur që të mos paraqesë asnjë ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, në fund të këtij sezoni.

“Qytetarët” nuk do të mundohen ta bindin kapitenin e katalanasve, në skadencë kontrate në “Camp Nou”, për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij këtë verë, gjë që e provuan ta bënin në fillim të këtij sezoni, por pa sukses.

HALAND LUKAKU

Barça vendosi veton dhe nuk e lejoi të largohej pa shlyer vitin e fundit të kontratës. Anglezët do përpiqen që ta zëvendësojnë golashënuesin e tyre më të mirë, Sergio Agueron, pas konfirmimit të largimit të tij në fund të sezonit dhe duan një tjetër sulmues kalibri. Emrat e përmendur në listën e Guardiolës janë Erling Haaland, Harry Kane dhe Romelu Lukaku.

Sipas “Sport”, zgjedhja e Cityt për të mos tentuar më për Messin vjen edhe për shkak se drejtuesit e rinj të Barcelonës kanë lëshuar sinjale se e ardhmja e “Pleshtit” pritet të vazhdojë të jetë klubi spanjoll dhe City nuk dëshiron që të humbasë kohë, duke e spostuar vëmendjen në objektiva më konkrete. Përveç bomberit të Totenhemit, Harry Kane dhe atij të Interit, Romelu Lukaku, dëshira e parë e Pep Guardiolës mbetet Erling Hsaland.

SHIFRA TË ÇMENDURA – Por sipas “The Sun”, operacioni për të transferuar talentin e Dortmundit në “Etihad” këtë verë, mund t’i kushtojë Cityt në total 350 milionë euro.

Norvegjezi, i cili ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje për Dortmundin këtë sezon (8 asiste), ka një kontratë deri në vitin 2024 me gjigantët e Bundesligës. Përveç vlerës së kartonit për ta shkëputur nga Borussia, anglezëve t’u duhen minimalisht 183 milionë euro vetëm për rrogën.

Raiola do të kërkojë për klientin e tij 20- vjeçar një kontratë 5-vjeçare prej 704 mijë eurosh në javë, e cila do ta bënte atë futbollistin më të paguar në historinë e Premier Ligës. Ai ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej mbi 100 milionë euro, por ajo hyn në fuqi vetëm në vitin 2022. Janë shifra të çmendura, që përveç sheikëve të Cityt mund t’i paguajë vetëm një tjetër klub sot në Europë, PSG.

Për Haalandin, “Etihad” do të ishte një destinacion i preferuar emocionalisht, ku gjithashtu luajti babai i tij, AlfInge. Problemi i vetëm për Cityn është se menaxheri i tij Mino Raiola, nuk ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Pepin. Por, për këtë mund të negociojë Alf-Inge, i cili është edhe këshilltari i të birit.