Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur për nominimin në Oscar për muzikën e filmit: MMM THE SOUND OF PAIN, drejtpërdrejt nga New Yorku do të flas artisti, Edon Molla.
Kurse mysafiri i radhës, Agon Ahmeti, drejtor i ETEA-s, do të flas për ditën ndërkombëtare të librit për fëmijë dhe të rinj.
Ndërsa, Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Çabrati” Gjakovë, Behar Ferizi, flet për nisjen e fushatës, gara për Gjakovë të pastër, për inaugurimin e oborrit riciklues dhe menaxhimin e mbeturinave.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























