“From Tha Streets 2 Tha Suites”, albumi i ri i Snoop Dogg
BKT
Magazina

“From Tha Streets 2 Tha Suites”, albumi i ri i Snoop Dogg

Snoop Dogg ka deklaruar se albumi i radhës do ta ketë emrin “From Tha Streets 2 Tha Suites”.

Këtë javë reperi ka zbuluar në rrjete sociale se do ta publikojë këngën e re si dhe titullin e albumit të ri.

“Roaches In My Ashtray” quhet kënga e tij e re e cila do të publikohet të premten, shkruan NME.

Muajin e kaluar, Snoop riaranzhoi turin e tij në Britani dhe Irlandë për të tretën herë.


MË SHUME NGA Magazina