120 milionë euro për Lukakun nga City e Barça
Pas përfundimit të kampionatit më 23 maj, drejtuesit zikaltër duhet të mendojnë për bilancin i cili është me minus dhe ka arritur në 130-140 milionë euro.
Në një situate të tillë Marotta dhe Ausilio mund të bëjnë një sakrificë duke shitur një nga lojtarët më të kërkuar, që është Romelu Lukaku, bomber që po udhëheq zikaltërit drejt titullit.
Janë Man. City dhe Barcelona që po studiojnë ofertën për sulmuesin belg i cili do të ishte një garanci golash për të dyja ekipet por për zikaltërit çmimi është i kripur.
Nevojiten të paktën 120 milionë euro për të hyrë në bisedime për shitjen e tij edhe pse deri në këto momente absolutisht qëndrimi i 27-vjeçarit nuk është në diskutim, transmeton zhurnal.
Vetëm në fund të sezonit do të shihet nëse mund të bëhet një sakrifice e tillë për të rregulluar bilancet apo drejtuesit do të shesin dike tjetër për të ulur efektet financiare nga pandemia.























