VV: Seanca për ndryshimin e Ligjit të bëhet me procedurë të përshpejtuar
BKT
Lajme

VV: Seanca për ndryshimin e Ligjit të bëhet me procedurë të përshpejtuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, njëherësh kryetar i Komisionit për Legjislacion, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka paraqitur raportin me rekomandime dhe ka kërkuar që shqyrtimi i këtij ligji të bëhet me procedurë të përshpejtuar, shmangie nga afatet procedurale të parapara me rregulloren e punës së Kuvendit.

Ai tha se pas miratimit të ligjit në lexim të parë, amendamentet mund t’i adresohen komisionit funksional deri më 3 prill në ora 9, e që komisioni funksional në ora 11 duhet ta paraqesë raportin me rekomandime në seancë plenare për shqyrtim të dytë

Rrustemi: Komisioni funksional deri më 3 prill 2021 ora 11 duhet ta paraqesë raportin për shqyrtim të dytë

“Shqyrtimi i parë dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimit të Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256, bëhet me procedurë të përshpejtuar shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 15.7, nenin 56 paragrafi 1, me nenin 57 paragrafi 3, 5, 8 dhe 9 dhe nenin 64 paragrafi 4 i rregullores së Kuvendit si në vijim, Shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256 bëhet në seancën plenare me 2 prill 2021. Pas miratimit në shqyrtim të parë amendamentet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256 mund t’i adresojë komisionit funksional deri më 3 prill ora 9. Komisioni funksional deri më 3 prill ora 10 duhet ta shqyrtojë projektligjin dhe raportin me rekomandime t’ia paraqesë komisioneve të përhershme, komisionet e përhershme deri më 3 prill ora 10 e 30 duhet ta shqyrtojnë projektligjin dhe raportet me rekomandime t’ia paraqesin komisionit funksional. Komisioni funksional deri më 3 prill 2021 ora 11 duhet ta paraqesë raportin me rekomandime për shqyrtim të dytë në seancë plenare”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme