E bujshme, Erling Haaland zgjedh klubin ku dëshiron të transferohet
BKT
Sport

E bujshme, Erling Haaland zgjedh klubin ku dëshiron të transferohet

Erling Haaland pritet të lërë Borussia Dortmund këtë verë dhe klube të mëdha interesohen për të siguruar shërbimet e tij.

Raiola dhe babai i tij ditë më parë ishin në zyrat e Barcelonës dhe Real Madrid për të dëgjuar projektet dhe ofertat e tyre.

Nga Spanja zbulojnë një prapaskenë të bujshme. AS raporton se norvegjezi dëshiron të transferohet te Real Madrid.

Klubi i bardhë është i preferuari i tij dhe ai e ka shprehur hapur këtë, me babain, që në takimin me drejtuesit e bardhë, e ka treguar qartë preferencën e Erling.

Nga ana tjetër Real Madrid nuk ka ndërmend të hyjë në ankand me shifra të frikshme për Haaland.

Perez nuk e mendon aspak të arrijë shifrën e 150 milionë eurove për të sepse ato para janë të rezervuara për dikë tjetër, Kylian Mbappe.