14:37 / 03.04.2021
Barazon Milani, ‘buzëqesh’ Interi
AC Milan nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim me Sampdorian, duke bërë një hap fals në garë për kreun e tabelës.
Milan dhe Sampdoria luajtën baras 1-1, sot në ‘San Siro’.
Ishte skuadra mike që përmes Fabio Quagliarella, i cili pas një gabimi te Theo Hernandez, zhbllokoj ndeshjen duke kaluar në epërsi prej 0-1.
Ndërkohë, një pikë skuadrës ‘rossonere’ ia siguroi Jens Hauge (74’).
Pas këtij barazimi, Milani ka 60 pikë, pesë më pak se lideri i tabelës, Interi, kjo e fundit luan sonte me Crotonen.























