18:02 / 03.04.2021
Ambasadori italian thirrje të gjitha partive të marrin pjesë në seancë
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është nisur për në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet presidenti i ri i Kosovës.
Orlando përmes një postimi tëiter ka thënë se kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje, duke marrë pjesë në proces.
Sipas tij bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt.
Rrugës për në Kuvend për zgjedhjet presidenciale.
Siç kam thënë më parë, kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje, duke marrë pjesë në proces. Bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt.























